-4.7 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Qytetarët e Kosovës sot u drejtohen kutive të votimit

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës sot (e diel) u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  

Më shumë se 2 milionë votues janë thirrur për të votuar për të dytën herë brenda vitit për vendet në Kuvend, pas dështimit të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për të patur mbështetjen e nevojshme për mandatin qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Vendvotimet do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht. Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjektet politike të cilat garojnë në këto zgjedhje.

 

 

Të ngjashme

Të fundit