0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Qytetarët e Fushë-Kosovës në hall me uzurpimin e trotuareve

- Advertisement -

Parkingjet private në Komunën e Fushë Kosovës nuk shfrytëzohen mjaftueshëm nga shoferët.

Ata po preferojnë që veturat e tyre t’i parkojnë në trotuare.

Në këtë mënyrë po bëhet edhe uzurpimi i trotuarëve, i cili po ua bënë të vështirë ecjen qytetarëve.

Madje, gjatë ecjes nëpër trotuare shpeshherë qytetarët fajësohen nga ana e shoferëve.

“Ne po e shohum çdo ditë ndodh që edhe në trotuarë kur të ecim vjen mbrapa të thotë lëshoma rrugën, nuk po e di ku me ia lëshu rrugën a me dal knej ku nuk është e lejueshme apo në trotuar ku nuk ki ku”, tha Feriz Sejdiu, banor i Fushë-Kosovës.

Ndërkaq 74-vjeçari Rrustem Bytyqi i cili jeton në këtë komunë thotë se shpeshherë ecjen e bënë në asfalt meqë në trotuare nuk ka se si të ecën.

“Gjithë po e bllokojnë, gjithë këto kerre  duhet me ec trotuarit jo ku shkojnë kerret. Herë me dal andej herë asfaltit tona anët’, tha ai.

Të njëjtin mendim e ndajnë dhe disa qytetarë tjerë.

Ali Topalli, zëdhënës në komunën e Fushë Kosovës thotë se zgjidhja e këtij problemi mund të bëhet vetëm me planin e mobilitetit.

“Me planin e mobilitetit, plan të cilin e kemi votu vitin e kalum do filloj së zbatuari këtë vit, besoj do të rregullohet sepse është plan gjithëpërfshirës sepse është plan që do merret me rregullimin e këtyre problemeve, gjithçka çka ka të bëjë me infrastrukturën e Fushë Kosovës…”, tha Topalli.

Sipas tij, duhet të ketë vëtëdijësim nga banorët e Fushë Kosovës që të shfrytëzohen edhe parkingjet nëntokësore në objekte.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit