10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Qytetarët e duan”, ministrja Haxhiu nervozohet pse ky ligj i ka përfunduar në Kushtetuese

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, tash e pesë muaj vazhdon të jetë në Kushtetuese.

Haxhiu në “DPT te Fidani” ka thënë se PDK-ja duhet të tregojë se siç ka thënë ajo “nga çka po frikësohet me dërgimin e këtij Ligji në Kushtetuese. Ministrja e Drejtësisë ka thënë se qytetarët e përkrahin konfiskimin e pasurisë për ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

“PDK-ja e ka dërgu në mënyrë tinëzare dhe po e them tinëzare sepse qytetarët e dojnë Byronë, qytetarët mendojnë që ata që kanë vjedhë, ata që kanë kriju pasuri në mënyrë të pajustifikueshme…, se tash po më thonë nuk bon me përdorë fjalën vjedhje. Vjedhja është vjedhje. Çështja është se qytetarët mendojnë ashtu siç mendojmë ne, që ata që kanë fituar pasuri të pajustifikueshme, veç duke qenë person zyrtar duhet me dhënë llogari. Më shumë se pesë muaj është në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ndër të tjera Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit