Derisa procesi i punës shihet të jetë stërzgjatur, qytetarët nuk po ndahen të kënaqur me gjendjen e shkallëve.
E si duket procesi i punimeve po stërgjatët, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët që frekuentojnë këtë pjesë të kryeqytetit.
“Të pa përdorshme dhe moskujdes, shumë keq spo flas për kualitet se nuk po shoh kurgjo por janë gati qe dy muaj që kanë fillu dhe nuk besoj që është ai afat nuk besoj që është ai afat e kur do të i dorëzojnë vitin tjetër apo”, thotë Tefik Halili qytetar.
E Naim Qorri thotë se këto shkallë paraqesin edhe rrezik
“Të rrezikshme boll dhe ndoshta i rregullojnë najherë, s’po shohim asgjë njëherë kurrfarë pune s’po shohim”, thotë ai.
Por nga Komuna e Prishtinës po arsyetohen duke thënë se ky projekt është trajtuar me prioritet dhe se punimet janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.
“Punimet po shkojnë sipas dinamikës, meqë edhe në fillim kemi diskutuar se projekti nuk mund të përfundohet para muajit Shkurt, duke marrë parasysh edhe motin. Punimet vazhdojnë dhe mobileria urbane është bërë në kohë, po presim me ardhë dhe më fillu montimi i tyre. Në muajin shkurt pra presim që projekti në lagjen ‘Dardania’ të përfundojë”, thotë lirik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.
Në kuadër të këtij projekti pritet të ketë edhe mbjellje të drunjve, gjelbërim e hapësira për të pushuar. /Tëvë1/