Në një prononcim për T7, ajo dha qëndrimin e saj, që kishte premisa feministe, duke kërkuar që gruaja të mos kufizohet nga dëshirat e burrit. Madje, ajo sqaroi në detaje krejt atë çka tentoi ta thoshte dje në Kuvend.
“Unë e kam të dashurin, por nuk jemi të martuar. Unë mëndoj se nësë një grua dëshiron me u bë nënë, nuk duhet të ja cenojë askush atë të drejtë, a është e martuar, apo është në lidhje. Sot janë krijua mundësi edhe nga aspekti shkencor. Duhet që ta ndërrojmë këtë mendësi. Nuk kam mundur që të jetojë jetën tradicionale.” – deklaroi Bogujevci.
Ajo foli edhe për gratë e tjera, duke u lutur që ato të bëhen nëna.
“Sot pres me u bë nënë, është moment shumë i lumtur. Unë e kam përmend, prej që mbaj mend, gjithherë e kam pas dëshirën që të bëhem nënë. Uroj që të gjitha gratë pamarrë parasysh rrethanat jetësore, të ju plotësohet dëshira për me qenë nënë. Do të jetë djalë.” – deklaroi tutje Bogujevci.
Sërish, qytetarët kanë tmerruar me komentet e tyre. Në postimin e Nacionales, komentuesit e sulmuar përsëri me gjuhë të papranueshme zonjën Bogujevci.
Një qytetar me emrin Avdyl Kodrolli e komentoi figurën e Bogujevcit.
“Kush të don ty bre” – shkroi ai.
Një grua me emrin Venera Sokoli e quajti abuzim me ndjenjat e popullit deklaratën e zonjës Bogujevci.
“Nevojë immediate që Qeveria të reformohet! Kjo quhet abuzim me ndjenjat e populli!” – shkroni Venera.
Ndërsa një qytetar e ofendoi rëndë zonjë Bogujevci, që është e mbijetuar e masakrës mbi familjet Bogujevci e Duriqi më 1999.
“Urime ishalla trashëgoni e shtoni faren e budallës” – shkroi paturpësi Aliu, i cili more një numër të konsiderueshëm të pëlqimeve.
“Phu t’hupt fara jarabi” – shkroi një tjetër qytetar.
Ndërsa Njazi Sejdiu e quajti qur zonjën Bogujevci, që është deputete goxha e votuar e VV-së.
“Mjer Kosova kush ka met me përfaqsu lloj lloj qure” – shkroi Sejdiu.
Kujtojmë që në seancën e Kuvendit të Kosovës, Bogujevci reagoi pas fjalimit të Eman Rrahmanit, kolegut të tij nga radhët e VV-së.
“Kur i rregullojnë gjanat në shoqërinë tonë sa e lehtë është që vendimet të merren për ta determinu ne si gra se qysh vendosim ta jetojmë jetën tonë. Diçka që nuk parashihet në pjesën e burrave.” – u shpreh Bogujevci.
Tutje, zonja Bogujevci vlerësoi se ajo ka dashur të bëhet nanë, ndonëse nuk e ka pasur mundësinë të ketë një lidhje.
“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – vazhdoi ajo.
Ndërsa, në fjalën e tij, Eman Rrahmani, deputet konservator i VV-së, e kundërshtoi projektligjin, duke thënë se e cenon familjen.
“Projektligji prej jo vetëm shëndetin, por edhe parime etike e morale të lidhrua me familjen dhe konceptin e saj…Parimisht mendoj që duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak që cenon familjen, të cilën neve, ose të paktën unë, besoj dhe angazhohem për mbrojtjen e vlerave të saj. Në njërën prej neneve ku sqarohet e drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara.” – vlerësoi deputeti Rrahmani, i cili ishte po ashtu njëri nga zërat më të fuqishëm kundër martesave të gjinisë së njëjtë vitin e kaluar.
“Fëmijve nuk duhet t’ia ndalojmë të kenë babë, nuk besoj që duhet të bëjmë këso lloj krahasime ku e stimulojmë një process të kundërtë të natyrës dhe të asaj që e ka krijuar Zoti” – tha deputeti Rrahmani.