Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha në Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti është duke e avancuar Zajednicën.
Ai tha se LDK e konsideron se Kurti e ka “sjellë një shtet brenda shtetit tonë”.
“Si një luftëtar që fuqishëm e ka kundërshtu çështjen e Asociacionit, të cilën ai e ka qujtur me terma sllavë Zajednica, ne tani vijmë në një situatë në bazë të marrëveshjes së Ohrit jo që është luftu Zajednica, por kjo Zajednicë edhe është avancu dhe tani ne si LDK e konsiderojmë që ai e ka sjellë një autonomi brenda Kosovës, një shtet brenda shtetit”, tha Quni në Pressing, transmeton Express.
“Për atë që luftonte në të kaluarën si opozitë, që e quante bosnjizimi i Kosovës, jo që e neutralizoi apo e zhduki, ai në fakt tani po shprehem në gjuhën e tij e sjelli Ukrainën…”, tha tutje Quni.
“E paraqiste vetën me kapacitete por “një spektër politik” po ja pamundësojnë, sepse sipas teorive të tij konspirative janë në bashkëpunim me Beogradin”, shtoi ai.
Sipas tij, “jemi në situatë që jemi në sanksione dhe me dalë nga situata kërkon prap me u viktimizu”, tha Quni për Kurtin.