13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Quni: Serbia na i ka vjedhur të dhënat nga Universiteti i Prishtinës dhe Trusti

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka thënë se Serbia ka marrë të dhënat nga Universiteti i prishtinës dhe Trusti.

Quni i LDK-së tha se për dikë mund të duket e parëndësishme se çfarë mund të ju hyjë në punë kjo gjë atyre, por ai tha se armiku me këto e dinë nivelin e arsimimit dhe mund ta parashikojë se sa munden këto kuadro me ngrit kapacitete që dinë të menaxhojnë situata të ndryshme.

Poashtu ai përmendi edhe Trustin, pasi siç theksoi Quni ata krijojnë një pasqyrë e një gjë e tillë trajtohet në një pasqyrë më të gjërë.

“Para disa viteve janë marrë shënimet nga data baza e Universitetit të Prishtinës rezultatet e studentëve. Mund të ju duket e parëndësishme se çka i hyn Serbisë në funksion nota mesatare e studentëve. Por kur merren ekspertët, ato djem e vajza që diplomojnë, e që nesër pasnesër kanë me marrë funksione, cilit nivel edukativ dhe arsimor janë. Kur armiku e din nivelin e arsimimit ai mundet me parashiku se sa munden këto kuadro me ngrit kapacitetet që dinë me menaxhu situata të ndryshme. Duket diçka e parëndësishme, por dikush me këto munet me u shërby. Kjo ka ndodh sa kam qenë unë Ministër. Kanë marrë informata nga trusti. Kur ti të dalesh në pension me çfarë standardi jetësor do ta vazhdoj jetën. E krijojnë pra një pasqyrë, janë një mori informatash që trajtohen dhe kur trajtohen në një pasqyrë më të gjërë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit