Përgjimet e bisedave në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe eksponentëve të Listës Serbe, Sllavko SImiq, dhe terroristin, Millan Radoiçiq, ishte temë e diskutimit gjatë ditës së sotme.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, sot ka qenë i ftuar në DPT te Fidan në Klan Kosova, ku u edhe foli për këto përgjime.
Quni u shfaq tejet kritik ndaj këtij veprimi, ku tha se “po të paralajmëronte dikush se do të ndodhte diçka e tillë, do t’i thoja a mos ke shikuar ndonjë film të Holywoodit”.
“Është një njollë shumë e madhe që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë, në legjislacionin tonë”, theksoi ai.