Anton Quni, deputet i LDK-së, ka folur rreth raporteve të Kosovës dhe ShBA-së, të cilat janë përkeqësuar që nga dita e intervenimit policor në veri.
Quni ka thënë se duhet të diskutohet nëse marrëdhënia e trazuar e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, me ShBA-në është personale.
“Kjo është një ndër temat që më së shumti diskutohet, për të cilën është e vështirë me dhënë përgjigje. A janë të natyrës personale, apo është ndonjë lloj taktizimi”, ka thënë Quni.
“Një situatë e paimagjinueshme, nuk është menduar se shteti do të udhëhiqet nga personalitete që nuk i marrin në konsideratë këshillat, vërejtjet, iniciativat e SHBA-ve.” – shtoi Quni në T7.