Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni deklaroi se partnerët e Kosovës nuk e kanë sigurinë dhe garancinë që me Qeverinë Kurti mund të kenë një rrugëtim afatgjatë.
Andaj sipas Qunit, nga situatat e krijuara deri tani partnerët ndërkombëtarë i kanë dhënë vërejtje kryeministrit Albin Kurti.
“Kjo është një lloj doze e mosbesimit te autoriteti i Kurtit për veprimet që do t’i ndërmarrë në të ardhmen. Kur flasim për partnerët, në natyrën e tyre të punës, ata nuk arrijnë që ndërmjet autoritetit të Kurtit, të kenë garancat dhe sigurinë që mund ta bëjnë një rrugëtim të përbashkët afatgjatë. Prandaj edhe ndodhin këto situata nga partnerët e Kosovës, kështu duke i tërhequr vërejtjen Kurtit”, deklaroi Quni në emisionin “Info Nata”.
Derisa shtoi se veprimet e Qeverisë duhet të jenë të koordinuara me partnerët e Kosovës.
Ndërkaq, sa i përket rastit Dehari, deputeti i LDK-së vlerësoi se ngritja e kësaj çështje bëhet vetëm për përfitime partiake dhe politike.
“Është një lloj presioni nga të gjitha ato organe të hetuesisë dhe drejtësisë. Sa herë ngritet kjo çështje, e shoh se më shumë ngritet për përfitime partiake e politike dhe kjo për mua është një lloj tragjedie”, shtoi tutje Quni në Tëvë1.
Prandaj sipas tij, nuk është aspak e arsyeshme që politika të merret me rastin e Astrit Deharit./teve1.info/.