24.6 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Quni: Nuk përjashtojmë edhe protestën si rrugë për rrëzimin e kësaj qeverie

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni për Gazetën Demos thotë se me rritjen e numrit të deputetëve që janë për kompletimit të Mocionit të Mosbesimit edhe LDK do të votojë pro këtij procesi për të arritur zgjedhjet e reja.

“Përderisa ka një disbalanc në parlament nuk e shohim një mundësi reale këtë mocion por nëse evoluon si proces dhe e shohim e e vlerësojmë si të duhur, pse jo edhe mund të votojmë për mocionin për të arritur zgjedhjet e reja”, tha Quni.

Për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Quni thotë se mund të përdorin edhe protestën si formë demokratike të shprehjes së tyre.

“Nuk përjashtohen të gjtha mënyrat e shprehjes së qëndrimeve tona në mënyrë demokratike. Do i shterrim të gjitha mundësit dhe nëse e shohim që nuk ka mbet asnjë mënyrë tjetër nuk përjashtohet edhe protesta për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha ai.

Quni tutje tha se partia e tij ka provuar të bashkëpunoj me qeverinë dhe të ofrojë rekomandime për shumë çështje me rëndësi për vendin por që asnjëhere nuk rezultuan të suksesshme.

Të ngjashme

Të fundit