Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për krizën e ushqimit për ushtarët e FSK-së,
Në një konferencë për media, ai ka vlerësuar se dështimet e Qeverisë për të siguruar ushqim për ushtarët e FSK-së po e rrezikojnë jetën e këtyre të fundit.
“Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim—është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operacionale. Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi dhe infeksionit për shkak të kushteve të përkeqësuara higjienike dhe shërbimeve ushqimore të pasigurt”, ka thënë Quni.
Ai ka treguar arsyet pse FSK-ja ka ardhur deri në këtë gjendje.
Sipas tij, këtë situatë e ka sjell varësia e Qeverisë Kurti nga kontrata emergjente.
“Pse jemi në këtë situatë? Është për shkak të varësisë së qeverisë nga kontratat emergjente për blerje, të menaxhuara pa transparencë ose llogaridhënie. Këto zgjidhje të përkohshme dhe të rastit po e rrezikojnë shëndetin dhe moralin e forcave tona”, është shprehur Quni.
Deputeti i LDK-së ka vlerësuar se në një qeverisje të LDK-së këto gjera nuk do të ndodhni kurrë.