12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Quni demanton Vetëvendosjen: Kërkesën për “Javelina” e bëra unë

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes nga LDK-ja, tani deputet, Anton Quni ka demantuar partinë në pushtet, Vetëvendosje se kërkesa për sistemin “Javelin”, janë specifikuar në kohën sa ai udhëheqte me këtë dikaster.

Quni në “InfoNata” në Tëvë deklaroi se i kishte mbështetur secilën kërkesë të bërë për t’i shtuar kapacitetet e FSK-së, edhe nga ish-ministrat tjerë.

“Për sistemin Javelin, është folur në kohën time. Në kohën kur unë isha Ministër, janë specifikuar kërkesat e tjera. Por, edhe i kam mbështetur edhe kërkesat tjera që janë bërë shumë më herët nga ish ministri Rrustem Berisha. Unë mendoj që të gjithë ministrat që kanë kaluar nëpër atë Ministri, kanë qenë në nivelin e detyrave, ju kanë përmbajtur planit të tranzicionit të FSK-së. Është një kontinitet i zhvillimeve, gjithnjë sipas raporteve që i kemi me shtetet partnere.”, deklaroi Quni në Tëvë1.

Ish-ministri i Mbrojtjes tha se “Javelin”, është një prej sistemeve më të sigurta dhe të sofistikuara për luftën anti-tank.

Ai madje ka dhënë edhe detaje tjera se si ky sistem mund të përdorët nga Ushtria e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit