8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Quni: Çdo cenim i marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën është favori më i madh që i bëhet Serbisë

- Advertisement -

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka reagaur pas deklaratave që bëri Escobar, ku tha se Kurti i refuzoi propozimet për dinarin, dhe i shpalosi dy kushtet e radhës për pranimin e Kosovës në KiE, ku njëri prej tyre ishte edhe Asociacioni.

Quni në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kurti e ka tepruar duke prodhuar situata që janë në favor të Serbisë.

Deputeti shton se çdo cenim i marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën është favori më i madh që i bëhet Serbisë.

“Kurti e ka tepruar duke e luajtur të fortin palidhje ndaj atyre që kanë qenë vendimtarë në krejt rrugëtimin e bërjes së shtetit të Kosovës. E ka tepruar duke prodhuar situata që janë në favor të Serbisë. Çdo tentim apo cenim i marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën është favori më i madh që i bëhet Serbisë. Kosova është një vend i vogël me pasurinë më të madhe në botë – marrëdhëniet me Amerikën”, tha Quni

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit