17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Qumësht me hudhra kundër astmës, kollës dhe reumatizmit

- Advertisement -

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve.

Një prej këtyre kurave bashkon qumështin dhe hudhrën për të krijuar një lëng të fuqishëm kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

AgroWeb.org do t’ju mësojë si ta përgatisni këtë kurë në mënyrën më të thjeshtë dhe ta përdorni atë sa herë keni nevojë.

Përgatitja:

10 thelpinj hudhër të grirë hollë

2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë

500 ml qumësht

250 ml ujë

Udhëzimet:

Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në zjarr. Sapo lëngu të marrë valë, uleni temperaturën dhe përziejeni vazhdimisht.

Pas pak minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri, kullojeni lëngun, shtoni sheqerin ose mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.

Përfitimet e kësaj pijeje të shëndetshme janë të shumta.

Artriti dhe nervi shiatik

Konsumi ditor i këtij lëngu ndihmon në trajtimin e simptomave dhe dhimbjeve shoqëruese të artritit. Ky qumësht ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të nervit shiatik.

Sëmundjet e zemrës

Qumështi me hudhra është një mënyrë shumë efikase në uljen e kolesterolit të keq dhe parandalimit të formimit të pllakëzave të gjakut.

Astma

Qumështi me hudhra duhet pirë çdo natë përpara gjumit për të zbutur simptomat e astmës. Ju mund të pini qumështin ose të hani tre thelpinj hudhër çdo natë.

Verdhëza

Hudhra eliminon toksinat nga organizmi dhe aktivizon enzimat e mira me qëllim përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Hudhra përmban shumë sulfur që është mjaft i rëndësishëm për mëlçinë.

Hudhra përmban edhe selenium dhe alicinë të cilat luftojnë yndyrosjen e mëlçisë. Konsumi i rregullt i hudhrës dhe qumështit në një lëng të vetëm për pesë ditë me rradhë, ndihmon në trajtimin e verdhëzës.

Pagjumësia

Qumështi me hudhra ndihmon në qetësimin e organizmit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

Pneunomia

Qumështi me hudhra duhet pirë tre herë në ditë kundër pneumonisë.

Kolla

Kombinoni qumështin, hudhrën, shafranin e Indisë dhe pak mjaltë dhe pijeni lëngun për të kuruar kollën kronike.

Tretja

Vlerat fantastike antiseptike të hudhrës e bëjnë atë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, tretjen, pastrimin e sistemi limfatik dhe detoksifikimit të trupit. Ky lëng ndihmon në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe kundër diaresë.

Kolesteroli

Pijeni qumështin me hudhra për një javë të tërë nga një gotë në ditë për të rregulluar nivelin e kolesterolit.

Mënyra e pirjes së qumështit me hudhër edhe për problemet e përmendura më sipër është nga një gotë në ditë për një javë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit