Gazetari e komentatori politik Valon Syla, komunikatën e QUINT dhe BE ku u qortuan rëndë për ndalimin e përfaqësimit politik të pakicave në KQZ e vlerësoi si një goditje e rëndë për motive të ulëta elektorale.
Syla thotë se qortimi i sotëm paraqet rrezik të madh ndaj parimeve të shtetbërjes së Kosovës dhe këtu po minon lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me diskurs popullist të dëmshëm e narrativ që do të ketë pasoja.
“Për mos lejimin e serbëve në zgjedhje. Kjo vec po shkon në rrezik të madh të Kosovës, të drejtave qytetare dhe vet themelit të Shtetit të Kosovës i cili u themelua, u pavarësua dhe u njoh si Republikë e cila ka marrë mbi vete edhe mirëqenen e atyre pakicave sidomos asaj serbe dhe tjera komunuteteve në vend, si garancë për shtetbërje. Albin Kurti po godet pikërisht këtu në themel, për vota populliste e filikaqa nacionaliste me bateria që kcejnë dallëndyshe në Ujman, e mendojnë se është patriotike…”
Legjitime konsideron Syla që edhe motivi i Kurtit të shqyrtohet nëse është pikërisht shembja e këtyre themeleve pasi në vazhdimësi goditet aty. Ai la të nënkuptophet se ka mëdyshje se PZAP edhe mund të vendosë ndryshe nga dhjetori i vitit të kaluar kur pati vendim të tillë popullist të njejtë në KQZ.
“Se që e shafit Albin Kurti Republikën, ky atë se ka gajle dhe e kemi pa, por ndoshta edhe e ka për qëllim. Tash e shohim se çka po thotë Komisiini për Ankesa PZAP. Te kqyrim.”