Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Vigan Qorrolli, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një sukses historik në skenën politike të Kosovës.
Ai ka shtuar se rezultatet e zgjedhjeve të tetorit dhe balotazhi në komunën e Kllokotit shënojnë fillimin e fundit të dominimit të Listës Serbe.
“VV-ja e ka një meritë të jashtëzakonshme e cila në vitet në vijim do të provohet si e tillë, do të jetë në përmasave epike dhe historike sepse tash me këto zgjedhjet e tetorit dhe balotazhit që do të jetë atje në Kllokot të vetmen komunë ky është fillimi i fundit të tyre”, ka deklaruar ai në Debat Plus.