2.8 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Qorrolli: Rritja më e madhe e kostos së jetesës në Kosovë ka ndodhur gjatë vitit 2021-2024

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’7 është diskutuar gjithashtu roli i qeverisë dhe sfidat e bizneseve në Kosovë, si dhe premtimet e parealizuara të qeverisë Kurti.

Ekspertët e ekonomisë kanë kërkuar nga partitë politike që të kujtohen më shumë për bizneset dhe jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, duke konstatuar se pjesa më e madhe e premtimeve të qeverisë aktuale nuk janë realizuar.

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka thënë se mungesa e politikave konkrete të qeverisë, mospërshtatja e pagave me inflacionin dhe mungesa e investimeve publike kanë bërë që qytetarët e Kosovës të jetojnë me shumë vështirësi.

“Realisht, nuk ka pasur kurrë një rritje të kostos së jetesës më të madhe sesa gjatë vitit 2021-2024. Qytetari i Kosovës po paguan gjithçka më shtrenjtë. Qytetari ynë po e sheh vendin e tij gjithmonë më të pasigurt, dhe bizneset po përballen me lëvizje të vazhdueshme të fuqisë punëtore. Bizneset gjithashtu po iu nënshtrohen një presioni të madh nga institucionet tatimore, dhe tani është bërë e papërballueshme për ta. Jetesa e qytetarëve dhe zhvillimi i bizneseve në Kosovë po bëhen të papërballueshme. Mbi 70% e bizneseve janë nën kontrolla tatimore për periudhën katërvjeçare. Këto kontrolla nuk janë për evazion fiskal, por për kontrolla rutinore, dhe për një gabim të vogël, bizneset dënohen për shkak të thirrjeve për mbushjen e buxhetit,” ka thënë Qorrolli.

Në anën tjetër, kjo mbushje e buxhetit, sipas tij, duhet të kishte një impakt në konsum, investime kapitale dhe rritje ekonomike.

“Këto mbushje të buxhetit duhet të kenë impakt në konsum, investime kapitale dhe rritje ekonomike. Nëse këto mbushje nuk japin impakt në rritje ekonomike, dhe për këto vite nuk kanë dhënë, atëherë kemi të bëjmë me një sëmundje që quhet inflacion, dhe mos reagimi adekuat i qeverisë karshi rritjes së çmimeve,” ka shtuar Qorrolli.

Sipas tij, tani partitë kryesore politike janë fokusuar në çështje konkrete, si PDK dhe LDK, që kërkojnë ndryshimin e politikave fiskale, investime publike dhe rritjen e pagave, ndërsa partia në pushtet po vazhdon të merret me çështje sociale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit