21.7 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Qorrolli për vendimin e Kushtetueses: Rasti më eklatant i 35 vjetëve të fundit në Evropën postkomuniste

- Advertisement -

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorroli, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të paprecedent në punën e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin special në TV Dukagjini, Qorrolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese dhe ka cenuar autonominë funksionale të pushtetit legjislativ.

“Për arsye shumë të thjesht që është edhe kushtetuese, edhe juridike edhe logjike. Sepse sot në gjene që ka shpallur gjykata Kushtuese, që nënkupton dispozitivin e një aktgjykimi. Gjykata ka marrë një veprim që në përmbajtje e tij juridike dhe pasojën institucione që do ta prodhojë përben tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe njëkohësisht cenim të autonomisë funksionale të Kuvendit, si pushtet legjislativ.

D.m.th. kjo është një ndërhyrje brutalisht e kodifikuar e Gjykatës Kushtetuese në kompetencat e Kuvendit të Kosovës. Zakonisht laikët në demokracitë e brishta thonë që po ndërhynë politike në gjyqësor. Ky është rasti më eklatant në demokracinë e reja të EVROPËS postkomuniste, të 35 viteve të fundit që gjyqësori ndërhynë në kompetencat e pushtetit legjislativ…”, ka thënë Qorroli.

Të ngjashme

Të fundit