0.7 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

Qorrolli: Kosova nuk ka ambient stabil të të bërit biznes

- Advertisement -

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, duke analizuar hulumtimin mbi shkaqet e inflacionit, ka thënë se në vitin 2022 kishim inflacion dyshifror 14.2%, që ndodhi me nisjen e luftës në Ukrainë, por i njëjti u frenua në 2024, kur qeveria rriti pagën minimale.

Sipas tij, në vitin 2024 rritja e pagës minimale ka balancuar sadopak raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve dhe kjo ka ndikuar në frenimin apo uljen në një përqindje të inflacionit.

“Konsiderohet që nëse një qytetar ka pagën 500 euro, shpenzimet i ka nga 400 deri në 600; herë hyn në borxhe e herë në kursime, por mesatarja është e kënaqshme. Në vitin 2022 shohim një devijim të jashtëzakonshëm dhe emergjent dhe rritje dyshifrore të inflacionit. Qeveria nuk ka bërë asgjë, as politikë të re fiskale në këtë kohë që do ta frenonte inflacionin. Veprimin e vetëm e ka bërë në 2024, duke e ngritur pagën minimale. Rritja e pagës minimale ndikoi vetëm tek sektori privat, pasi tek sektori publik pagat edhe ashtu ishin stabile”, ka thënë Qorrolli.

Në anën tjetër, Qorrolli ka thënë se të dhënat e prezantuara në hulumtimin e EURO n’T7 tregojnë se ambienti në Kosovë nuk është i përshtatshëm për të bërë biznes dhe se me këtë vlerë të lartë të inflacionit nuk vjen asnjë investitor i huaj.

“Një investitor i huaj, kur të vijë në një vend, fillimisht pyet për të dhëna mes importit dhe eksportit, e që dallimi këtë vit është mbi 6 miliardë euro, pastaj pyet për nivelin e inflacionit. Unë nuk besoj që mund të ketë një investitor të huaj që mund të vijë dhe të investojë në një vend ku inflacioni është mbi 5%, ose edhe më keq, me një inflacion katërvjeçar mbi 14%”, ka shtuar Qorrolli.

Edhe Qorrolli ka konstatuar se rritja e çmimit të energjisë për biznese deri në 100% ka qenë indikatori kryesor në rritjen e çmimeve të tjera në vend.

Të ngjashme

Të fundit