24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Qorrolli: Është jashtë kompetencave të “TI” vlerësimi se Qeveria po ndërhyn në gjyqësor

- Advertisement -

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 i përpiluar nga organizata ndërkombëtare, “Transparency International” tregoi se Kosova është poentuar në vendin e 41-të, sa ka qenë vitin e kaluar, ndërsa në listën botërore në vendin e 83-ta.

Nga kjo organizatë mes tjerash u dha edhe vlerësimi për ndërhyrje të Qeverisë në gjyqësor. E një gjë të tillë po e sheh si jashtë kompetencave të TI-së, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.

Qorrolli e sheh si lajm të mirë progresin e lehtë të Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

“ Vlerësimet e tyre se Qeveria eventualisht po ndërhyn në gjyqësor besoj që i tejkalon autorizimet dhe kompetencat e veta. Institucion si ai tha se Kosova ka progres të lehtë, por jo të jashtëzakonshme. Ky për mua është megjithatë një lajm i mirë që Kosova nuk po stagnon”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Më tej, ai ka thënë se Qeveria ka ndërmarr reforma që do t’i mundësojnë Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës efikasitet në veprim.

“Kosova si vitin e kaluar ka mbetur në një fazë për të cilën ata tregojnë që ka një progres të lehtë, por duke mos u rritur numerikisht. Qeveria sipas detyrës zyrtare duhet të kujdeset dhe kujdeset në vazhdimësi që të marr gjithë reformën ligjore për ta plotësuar sa më tepër kuadrin ligjor në mënyrë që Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës t’ia mundësoj dhe lehtësoj efikasitetin dhe gjithë veprimet e tyre procedurave për t’i marr sa i takon ndjekjes penale dhe gjykimit të tyre”, është shprehur ai.

Qorrolli ka thënë po ashtu se Ministria e Drejtësisë për 3 vjet ka ndërmarr 8 reforma të rëndësishme që lidhën me fushën antikorrupsion.

“Ministria e Drejtësisë për këto 3 vite ka ndërmarr 8 reforma të rëndësishme në këtë fushë, pra nga viti 2021-2023. Reforma kryesore në këtë fushë lidhet me Byronë Shtetërore për Verifikime dhe miratimin e Paketës ligjore Antikorrupsion e pastaj miratimet e ndryshme që lidhen me plotësimet e kodit penal dhe kodit të procedurës penale dhe fuqizimin e Prokurorisë Speciale e rritjen e kompetencave të tyre në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka theksuar ai.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që ka pasur Kosova në luftën kundër korrupsionit, mbetet në vendin e 41-të sa ka qenë vitin e kaluar, ndërsa në listën botërorë në vendin e 83. Kështu u tha të martën në një konferencë për media, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit