Qorolli: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është një nga shkeljet më të rënda kushtetuese

- Advertisement -

Vigan Qorolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur në Debat Plus lidhur me dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se presidentja e vendit ka bërë një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese.

“Presidentja sot ka bërë një prej akteve më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës, prej ekzistencës së Kushtetutës së prillit të vitit 2008 që e kemi ende sot në fuqi”, ka thënë ai.

“Përmes një dekreti që ne mendojmë që është i nxituar dhe arbitrar, ajo ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrën e funksionimit të organit legjislativ, ndërkohë që komentet e saj politike mbi dekretin e tejkalojnë çdo arsye dhe çdo racionalitet politik për mënyrën e lëshimit të dekretit”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit