19.6 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

Qollaku: Sovraniteti në veri është shtrirë si kurrë më parë, hapja e urës së Ibrit të bëhet në koordinim

- Advertisement -

Njohësi i sigurisë, Fatmir Qollaku ka deklaruar se sovraniteti dhe juridiksioni i Republikës së Kosovës është shtrirë në veri të vendit si kurrë më parë.

Ai ka thënë se që nga rasti Banjska më nuk është rrezikuar siguria nacionale apo nuk është prishur rendi kushtetues i vendit.

“Pas Banjkës, pas 25 shtatorit të vitit të kaluar nuk ka pasur ndonjë aktivitet të organizuar të formatit që mund ta prishte rendin kushtetues dhe të rrezikonte sigurinë nacionale. Pa ndonjë entuziazëm të tepruar, me një konstatim logjik dhe të arsyeshëm mund të themi që po, është shtri sovraniteti dhe juridiksioni i Republikës së Kosovës si kurrë më parë“, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në TËVË 1.

Megjithatë, njohësi i sigurisë konsideron se situata e qëndrueshme dhe stabile në veri, ka mundësi që lehtë të kthehet në atë të acaruar.

“Bazuar në raportime të shumta, në indeksin e shkallës dhe dinamikës së kriminalitetit në atë pjesë, bazuar në raportet e institucioneve legale të Republikës së Kosovës, referuar edhe Doganës së Kosovës se ka rënie të kontrabandimit të mallrave në atë pjesë të vendit, dhe deklarimeve të shumta të zyrtarëve të sistemit të sigurisë si dhe deklaratave të qytetarëve e burimeve të mija më jep të drejt me konstatuar se vërtetë siguria është më e qëndrueshme është stabile me mundësi të eskalimit, sepse gjithmonë ajo pjesë historikisht është fragjile dhe mund të shndërrohet lehtë në situatë të acaruar“, ka shtuar ai.

Ndërsa, i pyetur për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit, ai ka thënë se në parim lëvizja e lirë për qytetarët është e nevojshme.

Qollaku ka theksuar se për një veprim të tillë institucionet e Kosovës do duhej të kenë koordimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe se mendimi i Serbisë për këtë rast nuk është i rëndësishëm.

“Do të duhej të ketë një koordinim mes institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, por Serbia është destuktive, prandaj pëlqimi ose mospëlqimi i Serbisë nuk do të duhej të ishte relevant në këtë situatë, por gjithsesi bashkëpunimi dhe koordinimi me ndërkombëtarët”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit