Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni, që është pjesë e VLEN , është lëshuar në krahasime sa i përket gjendjes së shqiptarëve në rajon.
Ai tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, por në gjendjen më të mirë thotë se nuk janë as ata në Shqipëri e Kosovë.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në një prej periudhave më të mira të dekadave të fundit.
“Nuk jemi në gjendjen më të mirë të mundshme, por një gjë është shumë e sigurt: shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më mirë sesa në këto 17-18 vitet e fundit,” u shpreh Qoku në një status në profilin e tij në Facebook.
Ai ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për orkestrim të një fushate propagandistike që, sipas tij, synon të shmangë vëmendjen nga dështimet dhe dëmet që ajo ka shkaktuar gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Gjithçka jashtë këtij vlerësimi është propagandë e orkestruar, paguar dhe shpërndarë nga kuzhina e BDI-së. Qëllimi i tyre është të turbullojnë kujtesën dhe të shmangin përgjegjësinë për poshtërimet dhe shkatërrimet e 17-18 viteve të fundit,” theksoi Qoku.
Duke vënë theksin tek alternativat politike, Qoku u shpreh se VLEN është simbol i një epoke të re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “VLEN është subjekti i ndryshimit, simboli i kthesës dhe politika e mundësive të reja. Ecim tutje!”.