Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë viti 2024.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se ky numër është rritur për 500, krahasuar me vitin paraprak.
“Rritja e numrit të operacioneve dhe performancës është bërë falë investimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK, qoftë në investimet në infrastrukturë, poashtu edhe në resurse humane dhe pajisje mjekësore”.
“Në këtë klinikë janë kryer edhe mbi 45 mijë vizita ambulantore specialistike dhe sub-specialistike në profile të ndryshme oftalmologjike. Duhet theksuar se në këtë klinikë është rritur edhe gama dhe llojet e operacioneve, përfshirë edhe ato më të komplikuara, që ka mundësuar që referimet për trajtim jashtë vendit të ulen dukshëm”, thuhet në njoftim.