11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

QKUK jep detaje rreth gjendjes së zyrtarit të BE-së, i cili u plagos në Gjakovë

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë, ku një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është therur me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore.

Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç, zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili gëzon imunitet diplomatik, aktualisht po merr trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më konkretisht në Klinikën e Kirugjisë Torakale.

Detaje rreth gjendjes së tij ka dhënë drejtori i Klinikës, Nazmi Kolgeci.

“Lëndimet janë kryesisht në kokë dhe është si politraumë, lëndimet janë në kokë dhe janë në gjoks. Ka plagë prerësë shpuese, ka në regjinonin e veshit të majt dhe janë edhe dy plagë në regjinonin e gjoksit djathtas. Për momentin gjendja është krejt stabile, dhe besojë që ka me qenë edhe në orët në vijim. Momentalisht është stabile, por pavarëissht kësaj ka pasur lëndime të rënda”, ka thënë Kolgeci në një prononcim për IndeksOnline.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim..

Të ngjashme

Të fundit