Fillimisht në barnatore e më pas në kimioterapi.
Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja hemato-onkologjike, limfoma, po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë meqë ka mungesë të tyre, ndonëse ato janë në Listën Esenciale, raporton Klan Kosova.
Doksorubicina, si më e shtrenjta nga kjo listë ilaçesh mungon që nga kjo e hënë, teksa nuk ka furnizim prej disa muajsh me Mesna dhe Ciklo-fos-famid.
E, për blerjen e këtyre, pacientët shpenzojnë nga 90 deri mbi 100 euro.
Detajet e kësaj kronike i gjeni më poshtë: