![QKUK: Gruaja lind para kohe, dyshohet si pasojë e dhunës nga burri QKUK: Gruaja lind para kohe, dyshohet si pasojë e dhunës nga burri](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/qkuk-1.jpg)
Një grua ka lindur foshnjen e saj, para kohe.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga burri.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.
“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha Ndrejaj për klankosova.
Aktualisht 22-vjeçarja është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.