4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

QKUK: Fëmijës 11 vjeçar i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes

- Advertisement -

Një fëmije 11 vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut, i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes

 

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se fëmija së pari ishte sjellë nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit – 69.

Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

“Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes. Ekipi operatorë i udhëhequr nga Dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe Dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Dafina Kurti, Dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, Dr. Dafina Restelica, Dr. Adelina Laçaj , instrumentare, Ganimete Sylmetaj”, thuhet në njoftim.

Ekipi i Emergjencës në përbërje të Dr. Kadri Çeta, teknikët e emergjencës Shkelzen Bresilla, Arta Makolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit