5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Qeverisja e Kurtit, Mushkolaj: S’kemi parë asnjë reformë të thellë në asnjë fushë problematike

- Advertisement -

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke thënë se në tre vitet e fundit nuk është parë asnjë reformë të thellë në asnjë fushë problematike të vendit.

Ai ka filluar kritikat duke përmendur përpjekjet për reformën në sistemin e Drejtësisë, të cilat sipas tij kanë pësuar dështime duke u rrëzuar ligje nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk kemi pa asnjë reformë të thellë në asnjë fushë të rëndësishme, fushë problematike në vend. Duke filluar prej përpjekjeve për të bërë reformë në në sistemin e Drejtësisë, me ato ligjet e dobëta që rrëzoheshin nga Gjykata Kushtetuese, më atë vrullin që ne tash do të bëjmë çka do që dëshirojmë për shkak që i kemi 50.2 për qind të votave”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Mushkolaj ka theksuar mungesën e progresit në fushën e Shëndetësisë, duke e quajtur një vazhdimësi të administratës së zakonshme.

Megjithatë, ai ka përmendur disa investime në infrastrukturë shëndetësore dhe formimin e shërbimeve të reja në disa klinika, sidomos në QKUK.

Në lidhje me fushën e Arsimit, ai ka theksuar se asgjë nuk është bërë për të realizuar një reformë në aspektin e arsimit, duke përfshirë nivelet parashkollorë deri te universitetet.

“As në Shëndetësi kurrfarë reforme, thjesht është vazhdu  me administrimin e zakonshëm kryesisht në investimet në infrastrukturë, domethënë renovimet e klinikave sidomos të QKUK-së dhe aty këtu me formimin e shërbimeve të reja që nuk kanë qenë më herët. E për me kalu të Arsimi as nuk e kemi parë r-në e reformës, në asnjë aspekt që ka të bëjë me arsimin, duke filluar nga atij parashkollor e deri tek universitar”, ka deklaruar Mushkolaj, në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit