23.1 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Qeveria vendos sanksione të reja për Rusinë, Gërvalla e quan përkushtimit të Kosovës për paqe në botë

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla paraqiti në mbledhjen e Qeverisës “zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve”.

Pako përfshin forcimin e bashkëpunimit me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit dhe sanksionimin e 71 individëve dhe 33 subjekteve.

“Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor këshilli i BE-së miratoj masa të reja kufizuese ndaj Rusisë”.

“Vendosi edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin Wagner dhe Riafan në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla.

Të ngjashme

Të fundit