11 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Qeveria vendos që furnizimi i rezervave shtetërore të përjashtohet nga prokurimi

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje virtuale në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Kosova ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore.

“Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit