-1.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Qeveria vazhdon të kërkojë nga BE masa ndëshkuese për Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

- Advertisement -

Sulmi terrorist i shkaktuar nga serbët në veri të vendit nxiti reagim edhe të ndërkombëtarëve.

Unioni Evropian, e dënoi në termat më të ashpër sulmin e armatosur ndaj policëve të Kosovës.

Institucionet kosovare, përgjegjëse për sulmin e bëjnë Serbinë.

Përmes një përgjigje elektronike, Zyra e Kryeministrit tha se po kërkojnë edhe heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vënë ndaj Kosovës.

“Pala nxitëse e tensionimeve e gjithmonë e interesuar për eskalim, mbetet vetëm Serbia. Sulmi terrorist i së dielës, ishte dëshmia më e fundit për këtë. Do vijojmë të insistojmë që masat duhet të largohen ndaj Kosovës. Por sulmi terrorist i Serbisë ndaj Kosovës dhe vrasja e zyrtarit tonë policor, duhet të dënohen ashpërsisht nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Përfshirja e Beogradit zyrtar dhe aparatit shtetëror të Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit është e qartë dhe dëshmuar tanimë me fakte, dhe për këtë Serbia duhet të sanksionohet”, tha këshilltari politik në Zyrën e Kryeministrit, Klisman Kadriu.

Politologu Fidan Ukaj, thotë se blloku evropian tashmë i ka të përgatitura masat ndëshkuese ndaj Serbisë, vetëm është në pritje të përfundimit të hetimeve për rastin e Banjskës.

“Vonesa të tilla tregojnë për çasjen që ka BE-ja ndaj palëve, dhe e dyta për pamundësinë që të prodhojë sa më shpejtë që të jetë e mundur një moment të ri politik nëse ajo është e interesuar për të vijuar bisedimet Kosovë Serbi. Të gjitha këto do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë në uljen e besueshmërisë ndaj BE-së si një plaë ndërmjetësuese që ruan kredibilitetin dhe paanshmërinë e saj”, tha profesori i Shkencave Politike, Dorajet Imeri.

Në fund të qershorit të këtij viti, BE kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të siç është thënë mos veprimeve për mos-deeskalim të situatës në komunat veriore të Kosovës. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit