Qytetarët e Kosovës prej 1 janarit do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
Lidhur me këtë të premten gjatë ditës Qeveria e Kosovës u ka dërguar mesazh qytetarëve lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.
“Nga 1 janari, pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi financiare. Vetëm vizita afatshkurta, jo punësim. 90/180 ditë”, është thënë në mesazhin e qeverisë.
Po ashtu, qeveria ka bashkëngjitur edhe një link me pyetjet më të shpeshta për këtë proces dhe përgjigjet e tyre.