-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Qeveria tregon se çfarë bisedoi Kurti me ministrin turk

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takimin e tyre të dytë gjatë këtij viti, pas atij në Ankara në muajin maj, kryeministri Kurti dhe ministri Fidan vazhduan diskutimet mbi marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimeve euroatlantike.

Mirënjohës për vizitën dhe bashkëpunimin e afërt të tij, kryeministri i shprehu falënderim të veçantë ministrit Fidan për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, për rolin kontribuues të Turqisë për paqe në Kosovë dhe rajon përmes misionit të NATO-s, KFOR dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të saj në aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të dy u shprehën të përkushtuar në thellim të raporteve dhe partneritetit strategjik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit