0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Qeveria s’u ka lënë rrugë tjetër mësuesve pos grevës, thoshte më 2019 Nagavci

- Advertisement -

Arbërie Nagavci, e cila sot është ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti 2, në kohën e grevës së përgjithshme të janarit 2019, fajtore kryesore e bënte Qeverinë Haradinaj atëbotë, e cila sipas saj i pati detyruar mësimdhënësit të organizonin një grevë që s’e dëshironin. Tash, tre vjet më vonë, pak a shumë e njëjta situatë po i ndodh edhe asaj, greva veç ka filluar, dhe një Arbërie Nagavci e 2019’ës me gjasë do të ishte përkrahëse e madhe e SBASHK’ut dhe Rrahman Jasharajt sot, shkruan Gazeta Metro.


Atëherë problemi kryesor kishte qenë Ligji për paga. Mësimdhënësit kishin mbetur në greve për plot tre javë, duke shkaktuar vonesë në fillimin e periodës së dytë të vitit shkollor 2018/19.

Ligji për paga sërish po del të jetë problem edhe pas tre vjetësh, mirëpo në një aspekt tjetër. Qeveria do t’i rrisë pagat e mësimdhënësve, mirëpo kjo don kohë, kështu që SBASHK’u ka kërkuar një zgjidhje.

Sipas tyre duhet që Qeveria t’ua japë mësimdhënësve nga 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për paga. Nagavci ka qenë kundër kësaj kërkese që nga fillimi dhe është shprehur bindur se mësimi do të fillojë më 1 shtator si zakonisht.

Megjithatë, ajo dikur kishte binde të tjera. Ajo i mbështeste fuqishëm grevat e vitit 2019, duke thënë se presioni publik duhet të bjerë vetëm mbi Qeverinë.

“Presioni i prindërve dhe i gjithë shoqërisë duhet të jetë mbi Qeverinë për krijimin e kushteve, për mësimdhënie cilësore”, thoshte dikur Nagavci, e cila sot e dëshiron presionin sa më larg të jetë e mundur nga Qeveria.

Ajo madje e dinte edhe kush ishte fajtori kryesor për cilësinë e dobët në arsim: “Situata që e kemi sot në arsim, përfshi dhe rezultatet e fëmijëve tanë në testin PISA janë pasqyrë e degradimit që këto qeveri i kanë bërë arsimit.”

“Qeveria dhe vetë Ministria e Arsimit janë treguar shumë joserioze duke mos trajtuar me kohë kërkesat e mësimdhënësve dhe të SBASHK’ut”, thoshte Nagavci në një konferencë për shtyp të LVV’së më 14 janar të vitit 2019. Kjo deklaratë sa e vërtetë, është edhe po aq ironike, pasi që njëjtë ka vepruar këtë vit edhe Ministria që sot drejtohet nga ish-opozitarja që i thoshte ato fjalë dikur.

“Qeveria me vendimet e saj arbitrare dhe të papërgjegjshme nuk u ka lënë rrugë tjetër për realizimin e kërkesave të tyre”, deklarohej Nagavci për grevën e përgjithshme të mësimdhënsve.

Sot madje Qeveria në të cilën bën pjesë përkrahësja e fuqishme e grevave dikur, i kërcënoi grevistët se do t’ua ndalojë edhe pagat për aq kohë sa nuk punojnë. Edhe këtë herë Qeveria i anashkaloi kërkesat e mësimdhënësve dhe presionin po mundohet ta vë mbi ta, gjë ndaj të cilës Arbërie Nagavci ishte kateogorikisht kundër para tre vjetësh.

https://m.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1294367767371615&_rdr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit