Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rrukiqi ka bërë të ditur se promovimi në “The Economist” i bizneseve të Kosovës është rezultat i një memorandum të nënshkruar nga Oda Ekonomike e Kosovës (sa ky ishte kryetar), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, dhe një projekt i USAID në vitin 2021.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook. Madje, ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë shumë të parave për këtë promovim.
“Promovimi ne The Economist, eshte rezultat i nje Memorandumi te nenshkruar, nga Oda Ekonomike e Kosoves, Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove, Klubi i Prodhuesve te Kosoves dhs Projekti i USAID, Kosovo Compete, ne Dhjetor te vitit 2021. Pavaresisht qellimit te mire, Qeveria e Republikes te Kosoves nuk ka pranuar te paguaj asnje cent per kete promovim.” – ka shkruar ai.
Vlen të theksohet se zyrtarë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, sot u lavdëruan me këtë shkrim, që ishte i sponsorizuar, duke tentuar që ta paraqesin edhe këtë si sukses të Qeverisë Kurti.