Home Lajme Qeveria shtyn për nesër mbledhjen e paralajmëruar për sot

Qeveria shtyn për nesër mbledhjen e paralajmëruar për sot

0
Qeveria shtyn për nesër mbledhjen e paralajmëruar për sot

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 15:00. Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika.

Fillimisht kjo mbledhje ishte paralajmëruar të mbahet sot, teksa Qeveria kishte publikuar edhe rendin e ditës.

Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntë (9) mujor të Buxhetit për vitin 2023 dhe po ashtu shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rritjes së kufirit të kategorisë së shpenzimeve “Rezerva” me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botëror.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Bruksel sot për takime me liderët e Bashkimit Evropian.

Një takim ballë për ballë mes Kurtit e Vuçiqit nuk pritet të ketë, konfirmoi dje Bashkimi Evropian.

Sot Kurti dhe Vuçiq pritet të mbajnë takime ndarëse me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme, ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian, gjatë ditës së sote.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

Exit mobile version