Qeveria ka shkarkuar bordin mbikqyrës dhe ka emëruar bordin e përkohshëm në ndërmarrjen Trepça.
Sipas arsyetimit të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, shkarkimi i bordit ka ardh si pasoj e dorëheqjes së 2 anëtareve të bordit dhe mos zbatimin e punëve sipas ligjit. Ndërsa ka emëruar anëtarët e përkohshëm me këtë përbërje.
Rrezarta Pllana kryesuese , Alban Krasniqi anëtar , Merita Beqiri Gashi anëtare Dragisha Kërstiq anëtar . Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, tha ministrja.