-11.6 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e Pavarësisë

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mëngjesi i 17 shkurtit nis me ngritjen e flamurit të Kosovës, vazhdon me mbledhjen solemne të Qeverisë dhe më pas me nderime te Monumenti i të Pagjeturve.

Gjatë ditës do të bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e fëmijëve të vrarë, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te ai i Adem Demaçit dhe më pas edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Do të mbahet edhe seancë solemne, ndërsa 17 shkurti përmbyllet me një koncert solemn nga Filharmonia e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit