-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Qeveria prezanton “top 5 ngjarjet e javës”, s’i përmend zhvillimet në veri

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Rama, ka postuar në Facebook “Top 5 ngjarjet e javës me Qeverinë Kurti”.

Ai ka përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë javës, por nuk ka përmendur edhe ngjarjet që ndodhën në veri gjatë ditëve që lamë pas.

Edhe pse situata ishte e tensionuar në veri pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet me Serbinë, ku pati të shtëna me armë dhe u lënduan disa qytetarë.

Më poshtë gjeni “Top 5 ngjarjet e javës me Qeverinë Kurti”, të postuara nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu:

1. Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 236.7 milionë dollarë për investimin më të madh ndonjëherë në sektorin e energjisë në Kosovë.

2. Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani priten në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

3. MPJD lanson programin për Diplomaci Qytetare që mundëson angazhim 6 mujor të profesionistëve të rinj nga diaspora.

4. Nis “Karvani i Diasporës” nën organizimin e MPJD, MKRS dhe MASHTI.

5. ATK mbledhë gjysmë milioni euro borxhe nga bizneset vetëm ditën e enjte. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit