2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Qeveria pret që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të ecë përpara pas 1 janarit

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë sot për “Euractiv”, se shpreson që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të ecë pas një janarit, kur presidencën e merr Belgjika.

Ai tha se gjatë këtij gjashtëmujori s’ka pasur aq përparim, pra gjatë presidencës spanjolle.

“Bislimi tha se nuk kishte aq përparim sa pritej nën presidencën spanjolle, por se kishte shpresa që aplikimi të kalojë nga Këshilli në Komisionin, nën presidencën belge, që do të nisë më 1 janar”, ka thënë ai.

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova pati aplikuar për anëtarësim në BE.

Asokohe kryeministri Albin Kurti në një ceremoni në Pragë i pati dorëzuar palës Çeke aplikimin për anëtarësim.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim [në BE]”, tha Kurti.

Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit