11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

“Qeveria po e fsheh që shtesat e pagave më nuk do të ekzistojnë”

- Advertisement -

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka thënë se Ligji i ri i pagave është rritje e mashtrimit.

Sipas Nushit shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave në spektrorin publik janë manipulim e mashtrim.

“Ligji i pagave, rritje e mashtrimit. Shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave ne sektorin publik janë manipulim e mashtrim. Ata kanë treguar sa janë rritur pagat bazë, por po e fshehin faktin që shtesat e pagave më nuk do te ekzistojnë ose do të jenë të papërfillshme”, ka shkruar ai.

Nushi tutje ka thënë se rritja e pagave me ligjin e ri është e barabartë më pagën + shtesat që kanë qenë deri tash.

“Rritja e pagave me ligjin e ri është pothuajse e barabartë me pagën + shtesat që kanë qenë deri tash. Shumica e kategorive do të kenë të hyra mujore rreth 10% më shumë se më herët. Pra kurrsesi 30% e 40% qysh po thotë qeveria. Qytetarët të hutuar nga propaganda, në fund të muajit do të ballafaqohen me manipulimin kur të shkojnë në bankomat”, ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit