11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Qeveria nuk po investon te konsumatorët”

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe konsumatorit.

Numri i ankesave të konsumatorëve nga 1 janari i këtij viti e deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjithsej 969, prej tyre në proces janë 742, të zgjidhura 142 dhe të refuzuara 84.

Kreu i Shoqatës “Konsumatori” ka adresuar ankesa të shumta karshi pushtetit, duke thënë se Qeveria nuk po investon te konsumatorët.

“Për fat të keq, asnjë legjislaturë e qeverisë nuk ka arritur apo nuk ka dashur të ngre ura bashkëpunimi me qytetarin konsumator dhe kjo dhemb shumë aq më shumë nëse e keni parasysh faktin se qytetari konsumator është edhe taksapagues dhe gjenerues kryesues i buxhetit me të cilin e financojmë shtetin dhe ia japim në besim kompetencat qeverisë”, theksoi ai për KP.

Kaçaniku gjithashtu shtoi se dogana mund ta kontrollojë çdo produkt derisa shtoi se rastet më të shpeshta të mos kontrollimit janë prodhimet ilegale.

“Kontrollimi është detyra e doganës. Si shtetin ashtu edhe doganën e kemi themeluar për t’u kujdesur për ne që të na mbrojë. Nëse dogana dyshon se një produkt e ka kaluar kufirin në mënyre ilegale, ka të drejtë të kontrollojë gjithë territorin e Kosovës në çdo kohë dhe nuk mund ta ndalojë askush,” u shpreh ai.

Ndryshe, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve. Kosova ka ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorit, e cila është miratuar në qershor të vitit 2004. Ky ligj përfshin të drejtën e informimit, sigurisë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit