-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Qeveria nuk ka drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave”

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Kjo është bërë pasi që Komuna e Prizrenit e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Me ç’rast, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vlerësoi që Qeveria Kurti nuk ka të drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave, shkruan teve1.info.

“Qeveria nuk ka të drejtë të votojë ligj i cili e prek autonominë financiare të komunave tek burimet vetanake të mjeteve buxhetore. Qeveria ka dashur që me ligj me e cenu autonominë financiare të komunave. Qeveria në mënyrë të njëanshme e ka bërë rivlerësimin e pronave. Nuk janë komunat ato që e kanë ngritur tatimin në pronë, e ka ngritur Qeveria”, deklaroi Totaj në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, i pyetur se a do të dëmtoheshin komunat me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Totaj tha se nuk do të kishte dëmtim me faljen e mjeteve, po vetëm në rast se mjetet keqpërdoren.

“Dëmtohet i tërë shteti i Kosovës aty ku Qeveria voton ligje antikushtetuese”, shtoi tutje Totaj në Tëvë1.

Kujtojmë që Kushtetuesja argumentoi se vendimi u mor bazuar në kompetencat vetanake të komunave, ku përfshihen edhe e drejta për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe shpenzimin e këtyre të hyrave sipas vendimit të vetë autoriteteve lokale.

“Për më tepër, vendosja e masës së përkohshme ndaj nenit 5 të ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit