21.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Qeveria nën hetime, dosjet penale të Kurtit dhe ministrave (VIDEO)

- Advertisement -

Vetë u dënua 2 vjet para se të vinte në pushtet për herë të parë, por vartësit e tij e personat që emëroi në krye të institucioneve ende nuk i kanë qëruar hesapet me shtetin.

Më 3 janar të 2018-ës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, asokohe deputet, u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprat penale “përdorim i armës” dhe “pengim i personit zyrtar”.

Në të njëjtin proces, asokohe u dënua edhe Albulena Haxhiu, e cila u emërua ministre e Drejtësisë në dy mandatet e Qeverive Kurti. Për të njëjtat vepra penale, Haxhiu u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim me kusht, raporton Kiks Kosova.

Në gjykatë, Kurtin dhe Haxhiun i çoi hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë proteste kundër nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithatë, ky nuk ishte procesi i vetëm gjyqësor ndaj saj. Albulena Haxhiu akuzohej edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Ndërkohë, nga kjo aktakuzë u lirua më 18 janar 2021, pa kaluar një vit që kur u emërua ministre e Drejtësisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë e cila e hodhi poshtë aktakuzën ndaj ministres Haxhiu, u arsyetua se provat e paraqitura nga prokuroria nuk e provojnë kryerjen e veprës penale.

E një ministre e Kurtit, ajo e Industrisë dhe Tregtisë, ligjin e shkeli sapo erdhi në pushtet.

Më 13 tetor të 2022-ës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për “Mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë”, pasi nuk e kishte deklaruar pasurinë kur u emërua ministre.

Për këtë vepër, më 29 dhjetor 2022, Hajdari u dënua me 700 euro gjobë.

Për të tjera, ndiqeni kronikën në vijim:

 

Të ngjashme

Të fundit