-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Qeveria në kërkim të kurbanave të radhës

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Kjo qeveri e bën kurban të pushtetit të vet këdo që nuk mendon si ata, nuk u bindet atyre, nuk i adhuron ata, nuk u serviloset dhe nuk u shërben interesave të atyre!

Çdo shkarkim, largim nga puna, degradim apo zëvendësim në borde, pozita udhëheqëse, menaxheriale apo përfaqësuese që kjo qeveri ka bërë deri tani, i ngjante “gjyetisë së shtrigave” më shumë sesa që kishte të bënte me reformën apo ndryshimit për hir të interesave të qytetarit apo institucioneve, performancës, cilësisë apo integritetit.

Lëvizjet e qeverisë gjatë tërë kohës ishin lëvizje për të çkapur për të kapur, për të kontrolluar, për të mbyllur gojë, për të shuar, degraduar, varfëruar, izoluar…me qëllimin e vetëm – kontrolluar!

Deklaratat e fundit ndaj grevistëve dhe sindikatave, janë kërcënim serioz i demokracisë dhe lirisë në Kosovë, ligjeve dhe rendit kushtetues.

Trendi i shtimit të kërcënimeve nga qeveria, qoftë për sindikatat, mediat, shërbyesit civil dhe zyrtarë publik, komunitetet fetare, përfaqësuesit diplomatik, opozitën, etj. e ka shëndëruar këtë qeveri në burim të frikës.

Nga shtet i trembur për të cilin pata shkruar, një vit më parë, sot po flasim zërin e kërcënuar të mësimdhënësve, punëtorëve dhe gazetarëve.

Eskalim i shpejt i pushtetit që duhet të na alarmojë të gjithëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit