21.9 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Qeveria në detyrë subvencionon faturat e energjisë

- Advertisement -

Edhe këtë vit Qeveria do të bëjë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Kështu ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një  konferencë për media, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Siç e dini, parvjet ka qenë pilotimi i programit. Vitin e kaluar ka qenë zbatimi i rregullt i programit për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, ku kanë qenë mbi 80 mijë familje përfituese. Edhe këtë vit do të vazhdojë programi i njëjtë”, deklaroi Murati.

Sipas Muratit subvencionoi do të fillojë në muajin tetor e do të zgjasë deri në mars të 2026-ës.

“Siç e dini ose siç mund ta dini prej zbatimit të mëhershëm, programi zbatohet për muajt e stinës së dimrit. Pra fillon në muajin tetor dhe mbaron në muajin mars, kësisoj që të mbulohet apo koncentrimi i subvencionimi të bëhet në muajt kur edhe shpenzimi i faturave të energjisë elektrike mund të jetë më i lartë, në mënyrë që të ketë mbulueshmëri dhe të ketë lehtësi sa më të madhe për familjet”, nënvizoi Murati.

Të ngjashme

Të fundit