26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr këto vendime

- Advertisement -

 

 Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

–         Vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025;

 

–         Plotësuar dhe ndryshuar Statutin Nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105,000 euro, deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë;

 

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes; 

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 372,100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes

Të ngjashme

Të fundit