Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka:
– Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik- Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut;
– Caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës;
– Miratuar ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, sipas vendimit të bordit të drejtorëve.